6.4 C
Pristina
Monday, March 3, 2025

Buy now

spot_img

Publikohet logoja dhe agjenda shtetërore e aktiviteteve për Epopenë e UÇK-së

Qeveria ka publikuar logon për Epopenë e UÇK-së si dhe agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen më 5, 6 dhe 7 mars.

Agjenda nis nga e mërkura deri të premten. 

Do të nisë me mbajtjen e orës së parë mësimore në të gjitha shkollat e vendit kushtuar Epopesë së UÇK-së, ndërsa mbyllet me Natën e Zjarreve në Prekaz dhe një program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

E mërkurë, 5 mars
08:00 Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së
10:00 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës
10:00 Seanca solemne nga Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë
14:00 Turne në Futsall, palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj
14:30 Turne në Volejboll në Skenderaj

E enjte, 6 mars
10:00 Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz 
10:00 Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve
12:00 Parakalimi i motorklubeve në Skenderaj
19:00 Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë

E premte, 7 mars
19:00 Ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës së Kosovës
19:00 Nata e zjarreve në Prekaz
19:30 Programi artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img