6.7 C
Pristina
Monday, March 3, 2025

Buy now

spot_img

Zbret në hënë sonda private “Blue Ghost”

Një sondë private, e pajisur me fshesë elektrike, trapon dhe pajisje të tjera eksperimentale për NASA-n, u ul të dielën në sipërfaqen e hënës. Ky është misioni më i fundit i një sërë kompanish që synojnë të bëjnë kërkime në hënë përpara misioneve madhore me astronautë.

Sonda “Blue Ghost” e kompanisë “Firefly” zbriti nga orbita hënore drejt një krateri në atë që njihet si pjesa më e afërt e hënës me Tokën ose që është gjithmonë përballë planetit tonë dhe mund të shihet me sy të lirë.

Qendra e kontrollit të fluturimit në Teksas konfirmoi uljen me sukses të sondës. Sonda “Blue Ghost”, që mban emirin e specieve të rralla të xixëllonjave, u lëshua nga Florida në muajin janar në një raketë të kompanisë SpaceX.

Dy kompani të tjera pritet të ndërmarrin misione të ngjashme gjatë javëve në vazhdim. Misionet e reja drejt hapësirës u paraprijnë planeve të NASA-s për kthimin e astronautëve në hënë dhe synimeve për zgjerimin e eksplorimeve të hapësirës së largët. /VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img