Sot do të vazhdojë edhe java e 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi kryesor i kësaj jave është ndërmjet Trepcës dhe Bashkimit në “Minatori”.
Këto dy skuadra u përballën në finalen e ProCredit Kupës më 12 shkurt, ku ‘Xehetarët’ fituan 85:79, për të fituar Kupën për herë të katërt radhazi apo për herë të tetë në histori të klubit.
Po ashtu kjo sfidë është për vendin e parë.
Prizrenasit janë liderë me 15 fitore e gjashtë humbje, ndërsa mitrovicasit janë në vendin e dytë me 14 fitore e shtatë humbje.
Në tri takimet mes këtyre dy skuadrave në këtë edicion të elitës, prizrenasit kanë dy fitore dhe një mitrovicasit, ku tri ndeshjet u fituan nga vendasit.
Kurse në duelin e fundit, Ylli takohet me skuadrën prishtinase, Bora.