2.7 C
Pristina
Monday, March 3, 2025

Buy now

spot_img

Gjenden kapsolla eksplozivi në murin e oborrit të një shtëpie në Gjilan – ndërhynë FSK dhe KFOR

Një incident është raportuar të shtunën në fshatin Llashticë, në afërsi të Gjilanit, ku një person ka gjetur një pako metalike me kapsolla eksplozivi të pashpërthyera gjatë punimeve në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi mashkull ka informuar autoritetet për gjetjen e pakos, e cila ishte e vendosur në themelin e murit të oborrit të tij. 

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i FSK-së për deminim dhe KFOR, të cilët kanë marrë masat e nevojshme për të tërhequr dhe siguruar materialet e rrezikshme.

Ekspertët dyshojnë se kapsollat eksplozive mund t’i përkasin një periudhe të vjetër kohore. 

Fatmirësisht, nuk është raportuar për të lënduar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img