10.6 C
Pristina
Saturday, March 1, 2025

Buy now

spot_img

U vazhdohet paraburgimi për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në Ibër-Lepenc

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar me nga dy muaj paraburgimin vëllezërve Viqentijeviq, Dragisha dhe Jovan.

Të njëjtit u arrestuan si të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka thënë se vendimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë të premten.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë Gashi.

Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img