6.3 C
Pristina
Saturday, March 1, 2025

Buy now

spot_img

Letra e Zyrës së Kryeministrit për Gjykatën, Mehmetaj tregon gënjeshtrën që e përdori Qeveria

Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar letrën që Zyra e Kryeministrit sot ia ka kthyer Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai ka bërë me dije se në letër Qeveria është shërbyer me një të pavërtetë të madhe.

Sipas tij, në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit pretendohet se Gjykata Supreme ka hedhur poshtë çdo pretendim për vepër penale në rastin e rezervave shtetërore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar Supremja asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë.

“Se qeveria e Vetevendosjes funksionon krejtesisht me rrena dhe gjysme te verteta kjo tashme nuk eshte lajm. Megjithate, mbetet krejtesisht e pabesueshme per mua se si fake neës-i perdoret edhe ne komunikime zyrtare te kryeministrit me institucione. Ne nje pergjigje qe zyra e kryeministrit ia ka derguar Gjykates per mos shkuarjen e kryeministrit per intervistim thuhet edhe: “Për më tepër, kërkojmë nga Gjykata e nderuar vëmendje mbi faktin që Kryeministri ftohet për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore të hetuar, siç është paraqitur, nga Prokuroria Speciale e lidhur me të cilin Gjykata Supreme ka hedhur poshtë çdo pretendim për vepër penale të ushtruar përmes keqpërdorimit të autoritetit zyrtar apo tjetër”.”, ka shkruar Mehmetaj, duke demantuar këtë pretendim të Zyrës së Kryeministrit.

“Kjo eshte absolutisht e pavertete. Gjykata Supreme asnjehere nuk ka hedhur poshte pretendimet per veper penale. Madje e kunderta. Supremja thjesht ka vendosur qe nuk ka nevoje te mbahen ne paraburgim dy zyrtaret e ministrise, sepse hetimet dhe procesi mund te vazhdoje edhe duke qene ata ne liri. Qe, me poshte, edhe lajmin nga Kallxo.com. I zgjodha keta, se ketyre iu beson qeveria”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img