9.3 C
Pristina
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

SHSKUK shpall konkurs për drejtor të QKUK-së, Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës dhe të Ferizajt

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs publik për drejtor të QKUK-së.

Konkurse janë shpallur po ashtu edhe për Drejtor të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës dhe Ferizajt.

Aktualisht Qendra Klinike Universitare e Kosovës udhëhiqet nga U.D i drejtorit, Osman Hajdari.

Ndërkaq, spitali i përgjithshëm i Ferizajt, ka vite që udhëhiqet nga një ushtrues detyre, ngase kishin dështuar disa konkurse me radhë.

 

 

Në mars të vitit 2024, Fikret Arifi ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Spitalin e Ferizajt, pas më shumë se 5 javësh nga dorëheqja e udhëheqësit paraprak, Selajdin Sallahut.

Kurse, spitali i përgjithshëm i Mitrovicës prej më shumë se një viti, udhëhiqet nga U.D i drejtorit, Dr. Laura Nushi.

Konkursi do të jetë i hapur deri me datën 26 mars.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img