2.1 C
Pristina
Monday, February 24, 2025

Buy now

spot_img

Kapen narkotikë në fshatin Rekë, i dyshuari nuk gjendet në shtëpi

Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë për Hetimin Kundër Narkotikëve në Mitrovicë-Jug, është kryer edhe një aksion tjetër në fshatin Rekë, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të narkotikëve.

Aksioni është zhvilluar pas pranimit të informacioneve nga terreni dhe në asistim të një patrulle policore pranë Stacionit Policor në Mitrovicë-Jug, është kryer një kontroll e detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Fshatin Rekë, në Mitrovicë të Jugut.

“Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar: 8 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale prej 8.8 gram. 75 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 106.3 gram. 17 fara të bimëve narkotike Kanabis Sativa. 8 fishekë të kal. 7.92×57. 1 peshore digjitale. 1 mulli për bluarjen e marihuanës. 1010 euro para të gatshme”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Krimteknika Rajonale, e cila ka realizuar fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e dëshmive.

Gjatë kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por i është lënë ftesë që të paraqitet në Polici për t’u marrë në pyetje.

Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda.

Hetimi për këtë rast është duke u kryer nga antidroga Mitrovicë-Jug në bashkëpunim me organet e drejtësisë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img