2.1 C
Pristina
Monday, February 24, 2025

Buy now

spot_img

Zelensky shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë këtë vit

Në konferencën për media në Samitin e Kievit, një reporter norvegjez ka pyetur Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se cilat janë shpresat e tij për Ukrainën dhe popullin e saj pas tre vitesh luftë.

“Shpresojmë që këtë vit ta përfundojmë luftën”, përgjigjet ai dhe shton se ka qenë “shumë e vështirë” për të gjithë kombin.

Zelensky thotë se në afat të shkurtër Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të parandaluar rikthimin e Rusisë në vitet në vijim.

Ai thotë se anëtarësimi në BE dhe NATO së shpejti “do të na ndihmojë shumë”.

Zelensky kohët e fundit pranoi se ai do të tërhiqej si president nëse Ukraina do të bëhej anëtare e NATO-s në këmbim. Rusia tha se nuk do ta pranonte këtë si pjesë të ndonjë marrëveshjeje paqeje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img