Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka ndarë për media detaje të procesit të numërimit të votive për zgedhjet e 9 shkurtit. Elezi ka sqaruar se sipas të dhënëve preliminare “procesi i vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletvotime nga jashtë Kosovës i janë nënshkruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprocuar rreth 63 mijë, ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900”.
Ai tutje ka sqaruar edhe disa nga arsyet e refuzimit të këtyre pakove.
“Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa postare, është se ato janë dërguar nga persona të cilët janë anuluar gjatë procesit të regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit, janë dërguar më shumë se një herë apo personat të cilët kanë dërguar pako, kanë dërguar më shumë se një fletvotim dhe arsye të tjera”, shtoi Elezi.