Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Jashanicë të Klinës, ku pas një konflikti mes disa personave, një person mbeti i plagosur dhe dy të tjerë u lënduan gjatë përleshjes. I dyshuari ka arritur të arratiset, ndërsa tre viktimat janë dërguar në spital.
Sipas Sinjalit, tre viktimat janë vëllezërit Bullaku, Samir Bullaku, Nezir Bullaku dhe një vëlla tjetër i tyre.
Sipas informacioneve, Samir Bullaku është plagosur me armë zjarri, ndërsa dy vëllezërit e tij janë sulmuar me mjete të forta.