2.4 C
Pristina
Sunday, February 23, 2025

Buy now

spot_img

Xhaferi akuzon pushtetin qendror për bllokim të projekteve të rëndësishme në Prishtinë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësim për pengesat e shkaktuara nga Ministria e Financave në projekte kyçe për kryeqytetin.

Xhaferi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se dy projekte të rëndësishme, unaza e kryeqytetit dhe nënkalimi “Agim Ramdani”, janë bllokuar për më shumë se dy vjet, duke penguar përparimin e infrastrukturës.

“Kemi pasur shumë pengesa, përmbi dy vjet është unaza e kryeqytetit e cila ka nevojë vetëm për një garancinë të kredisë me dhënë kryeministri aktual për me pasur ne si Prishtinë unazës, pra për me nisur procesin e tenderimin e cila është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse tërë këto kolona krijohet një situatë e re e komunikacionet brenda Prishtinës. Flasim për projektin ne kemi dy projekte të bllokuara, në nënkalimin ‘Agim Ramdani’ dhe platformën e ‘Pallatit të Rinisë’ me Arbërinë. Rruga A ka qenë po ashtu një proces i jashtëzakonshëm me tendenca politike, të bllokadave, po flasim për bartjet e mjeteve nga viti 2022-23, i kemi 28.5 milionë euro të bllokuara nga Ministria e Financave. Flasim për shumë projekte të cilat janë bllokuara nga nivelet qendrore dhe nuk e kuptojë logjikën e cila e ka përcjelle këtë bllokadë, sepse ne nëse e bllokojmë njëri-tjetrin, atëherë nuk kemi zhvillim të investimeve, infrastrukturës dhe jemi mbrapa në këtë kontekst”, ka thënë Xhaferi.

Po ashtu, Xhaferi theksoi se 28.5 milionë euro janë bllokuar nga Ministria e Financave, duke krijuar bllokada të panevojshme.

“Ne nuk duhet ta bllokojmë të shtyhemi për projekte, nuk mund të të tolerojmë të shtyhemi për procedura të cilat nuk janë në rregull. Ne ia kemi dalur shumë mirë sepse kemi nisur projekte të mëdha dhe kemi punuar shumë, në anën tjetër cdo gjë ka qenë tendencë poltiike dhe për inate politike të cilat kujtoj që nuk duhet të jenë pjesë e tavolinave tona, të cilat duhet të jemi të hapur në kuptim të ecjes përpara. Këto nuk na qojnë përapra nëse ne mendojmë globalisht”, ka theksuar ai.

Ai apeloi për një qasje të hapur dhe bashkëpunuese për të zhvilluar projekte që ndikojnë në rritjen e infrastrukturës dhe zhvillimin urban të Prishtinës.

“Unë jam shumë i bindur dhe besoj në elektoratin, secili që ka qenë në Prishtinë, ne kemi punuar jashtëzakonisht shumë e mbani mend, periudhën gjashtë vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e këto tre vite e gjysmë mund të marrim projektet dhe e shihni dallimin në mes lëvizjes që i kemi bërë ne dhe ata. Megjithatë gjithë ato bllokada ne ia kemi dalë por projektet e mëdha duhet të jetësohen sepse të tilla ndryshojnë rrjedhjen e zhvillimit në Komunën e Prishtinës. Vetëm në rrugën A, nëse e shohim edhe në pjesën e Kalabrisë të cilën jemi duke punuar në pjesën e kolektorit janë 2.5 kilometra rrugë me gjashtë korsi, në një zonë ku Prishtina e Re zhvillohet në zhvillimin urban dhe të komunikacionit. Pa folur për rrugën B, rrugën 1 Tetori etj. Kur ti shohim këto rrugë e shumë rrugë të tjera kjo e ka konceptin dhe idenë tonë për zhvillimin e Prishtinës, dhe mendoj që qytetarët e vlerësojnë punën dhe ne nuk e kemi problem sfidën në Prishtinë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img