Pas leximit të zarfit të fundit nga Valixhja e Tundimeve, Gjesti është përballur me një vendim të rëndësishëm.
Ai duhet të përzgjidhte disa ish-banorë që do të riktheheshin në shtëpi dhe do të bëheshin sërish pjesë e garës.
Ky zhvillim nuk i ka pëlqyer aspak Gjestit, i cili është shfaqur i irrituar dhe ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi.

Ai ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se nuk dëshiron t’i shohë më me sy ish-banorët që janë eliminuar dhe se nuk pranon një rikthim të tillë në lojë.
Në përpjekje për ta qetësuar, Gerta ka ndërhyrë për t’i shpjeguar se kjo është pjesë e lojës dhe se duhet ta pranojë si një sfidë strategjike.
Megjithatë, Gjesti ka vazhduar të këmbëngulë se një vendim i tillë e ka zhgënjyer dhe madje ka kërcënuar se do të largohet nga shtëpia nëse i imponohet diçka e tillë.
Ky moment ka shkaktuar debat mes banorëve dhe ka ngritur pikëpyetje mbi vendimin e tij për të vijuar garën. A do ta mbajë fjalën Gjesti apo do të gjejë një mënyrë për ta përballuar këtë sfidë?