0.2 C
Pristina
Sunday, February 23, 2025

Buy now

spot_img

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Interi ka nisur lëvizjet për merkaton e verës dhe ka identifikuar dy objektivat kryesorë për të përforcuar skuadrën.

Sipas raportimeve të “Calciomercato”, klubi zikaltër synon të sigurojë shërbimet e dyshes së Serie A, Santiago Castro dhe Samuele Ricci, të cilët konsiderohen si afrimet e para për sezonin e ardhshëm.

Castro është vlerësuar si zgjidhja ideale për repartin e sulmit, ndërsa Ricci i Torinos shihet si përforcimi kryesor për mesfushën.

Për të arritur këto objektiva, Interi pritet të investojë një shumë të konsiderueshme, pasi nuk janë të vetmit në garës, shkaku që edhe Real Madridi është i interesuar në Riccin.

Real Madrid want to sign Samuele Ricci

Sipas burimeve të “Calciomercato”, kartoni i Riccit vlerësohet rreth 40 milionë euro, ndërsa për Castron e Bolognas, klubi italian do të duhet të shpenzojë afërsisht 30 milionë euro.

Drejtuesit e Interit po punojnë intensivisht për të mbyllur këto marrëveshje sa më parë, me synimin për të forcuar skuadrën dhe për të konkurruar në nivelet më të larta në sezonin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img