1.2 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

Moti të shtunën kryesisht me diell, por të dielën shtohen vranësirat

Ditën e shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, me kalime vranësirash të pakta kohë pas kohe, kryesisht të shtresave të larta. 

Fryn erë e lehtë jugore e lindore 1-4m/s.  Temperaturat minimale zbresin në -10 e -6C, zonave malore deri në -15C, e ato maksimale ditën luhaten ndërmjet 4C e 8C.

Më shumë vranësira përfshinë vendin ditën e diel, e zonave malore nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta dëbore.  Kryesisht vranët mbetet ditën e hënë, me mundësi për riga shiu në pjesë të vendit.  Vranësirat dominojnë dhe përgjatë ditës së martë dhe mërkurë, që mund të shoqërohen me reshje të pakta shiu, meqenëse temperaturat shënojnë rritje deri në 9C e 12C.  Minimalet gjithashtu në rritje, nga -3C deri në 1C e 2C.  Erërat ndryshojnë drejtimin nga jugu e juglindja, dhe frynë të lehta dhe mesatare, 2-6m/s.

Koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të rritura gjatë fundjave, me motin më të qëndrueshëm, e me qarkullim më të dobët ajror.  Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet më gjatë në vlera të dobëta, derisa orëve të mbrëmjes vlerat e çastit do të kalojnë edhe në vlera shumë të dobëta apo edhe jashtëzakonisht të dobëta nga pjesë më urbane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img