5.2 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

Sot shënohet dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Nën patronazhin e UNESCO-s dhe Byrosë rajonale për shkencë dhe kulturë në Evropë, sot shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare – 21 Shkurti.

Tema e sivjetme e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare është “Festimi i jubileut të argjendtë të Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare”.

Ajo inkurajon njerëzit në mbarë botën që të vazhdojnë të avokojnë për ruajtjen e gjuhëve   të tyre amtare dhe të punojnë drejt krijimit të shoqërive gjithëpërfshirëse që përqafojnë diversitetin kulturor.

Analizat e UNESCO-s tregojnë se mund të zhduken rreth 2.500 gjuhë nga pothuajse 6.000 sa fliten në botë. Në 90 vjetët e kaluar janë zhdukur rreth 200 gjuhë, ndërsa 199 i flasin më pak se dhjetë njerëz. E fundit që është zhdukur është gjuha “ajake”, të cilën e folur një grua, e cila ka vdekur në vitin 2008 në Alaskë, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

Arsyet kryesore për zhdukjen e gjuhëve janë luftërat dhe dëbimi i detyrueshëm. Emigrantët gjithashtu e përziejnë gjuhën amtare me gjuhën e shtetit në të cilin jetojnë që të integrohen më mirë. Megjithatë, ka shembuj, më së shumti në Australi, ku gjuhët të cilat janë “nën kërcënim” i flasin të rinjtë, tha një përfaqësues i UNESCO-s.

Tridhjetë nga gjuhët që fliten në Francë midis të cilave edhe normane dhe bretonike, janë “nën kërcënim të fuqishëm të zhdukjes”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img