5.2 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

E papritur, kaq vota mori në zgjedhje djali i Shkurte Fejzës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot gjatë ditës ka filluar me publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë, të subjekteve politike që morën pjesë në zgjedhjet e 09 shkurtit.

E në  listat e të gjitha partive politike nuk munguan as emrat e rinj. Edhe kësaj radhe në këto lista nuk munguan artistë e këngëtarë.

E në listen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kësaj radhe ishte dhe  Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur kosovare Shkurte Fejza.

Megjithëse nuk i mungoi as përkrahja e nënës së tij, e cila nuk hezitoi ta shoqëronte në tubimet e tij gjatë fushatës zgjedhore, Arbër Behluli nuk arriti t’i marë votat e mjaftueshme, për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Behluli i cili kishte numrin 24 në listen e PDK-së, arriti t’i marrë vetëm 6 mijë e 200 vota. Vota këto të pamjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img