4.2 C
Pristina
Sunday, February 23, 2025

Buy now

spot_img

Suhareka nis adresimin e vendbanimeve me numra zyrtarë

Komuna e Suharekës ka nisur tashmë adresimin e venbanimeve, rrugëve me numra zyrtar.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim komunal, ku thuhet se do vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave.

”Po bëhet adresimi i rrugëve me numra zyrtar”.

”Komuna e Suharekës, prej sot ka filluar të bëjë vendosjen e numrave zyrtarë nëpër

shtëpitë e qytetarëve, rrugëve që janë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave”.

”Sipas statistikave në Komunën tonë do të vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave. Të dhënat e çdo vendbanimi do të jenë edhe fizike e po ashtu edhe elektronike”.

Derisa edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj, njoftoi banorët se nga sot e tutje, adresat e tyre posedojnë edhe numra zyrtarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img