-4.9 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim

Albin Kurti shumë shpejt mund të dalë para Prokurorisë për të dëshmuar për rastin e rezervave shtetërore.

Kjo pasi Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që kryeministri Albin Kurti të paraqitet para prokurorit për ta dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila pohoi se janë në shqyrtim të kërkesës.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”.

Nëse kërkesa aprovohet dhe Kurti nuk shkon në Prokurori, sipas ligjit, atij fillimisht i shqiptohet gjobë e pas kësaj kryeministri edhe mund të paraburgoset.

Ndryshe, qysh më 10 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të paraqitet më datë 16.12.2024 në ambientet e tyre.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i thirrur si dëshmitar në lëndën PPS.nr.62/2023, në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Numri i lëndës që gjendet në thirrjen dërguar kryeministrit (të publikuar nga Kryeziu) përputhet me atë të rastit të rezervave shtetërore.

Në ftesën e Prokurorisë që e kishte publikuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thuhej ndër të tjera se Kurti është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes.

“Në rast të mosparaqitjes, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 euro për çdo mosparaqitje”, shkruhet në thirrjen e Kurtit si dëshmitar nga Prokuroria Speciale.

Deri më tani, Kurti ka pasur dy thirrje nga Prokuroria Speciale. I njëjti, vazhdon të këmbëngul që të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Kryeministri.

“Ekziston komunikimi përmes Prokurorisë dhe Kryeministrisë. Nuk mund të merrem paradite e pasdite me këtë çështje. Do të merrem me këtë kur të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img