Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon te tё gjithё pjesëmarrësit nё komunikacion që tё kenë kujdes tё shtuar gjatё lëvizjeve me automjetet e tyre.
“Meqë jemi nё sezonin dimёror dhe sipas Institutit Meteorologjik tё Kosovёs ёshtё duke mbretëruar mot i ftohtё dhe nё rrugё ka ngrica, gjendje e cila do tё vazhdojë edhe në ditёt ne vijim, andaj pёr tё parandaluar aksidentet ne komunikacion APELOJMË, te tё gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion t’i përshtaten kushteve te rrugëve dhe shenjave tё trafikut”, thuhet në kumtesën për media.
Tutje bëhet e ditur se ndaj tё gjithё vozitёsve tё cilёt nuk posedojnë pajisjet dimërore tё caktuara me ligj, policia do tё merr masa pёr kundёrvajtёsit konform ligjit.