Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur urimet e tij për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ndonëse në paraburgim, Veliaj, përmes një postimi në Facebook, ka përcjellë mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Kosovës.
“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike!” – ka shkruar Veliaj.