Të shtëna armësh janë dëgjuar sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, shkruan GazetaDemos.
Si pasojë një person është lënduar pas përleshjeve fizike dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Ndërkaq, dy persona të tjerë janë arrestuar nga policia.
Lajmin për GazetënDemos e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
”Ju njoftojmë se sot, më 17.02.2025, rreth orës 15:11, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kemi pranuar një informatë se ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit”, tha Veseli.