5.2 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

Ambasadori Rohde uron Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka ndarë urim të përzemërt në 17-vjetorin e Pavarësisë.

“Gjermania ka qenë krenare të qëndrojë krah jush dhe të ju mbështes në rrugëtimin tuaj. Marrëdhënia jonë bilaterale është testamenti i lidhjes së fortë mes dy popujve tanë”, tha Rohde, transmeton Klankosova.tv.

Tutje ai tha se Gjermania dhe Kosova kanë arritur shumë bashkë, teksa thekson se një punë e tillë do të vazhdojë ende.

Kujtojmë se këtë verë ambasadori Rohde po përfundon mandatin e tij 5-vjeçar si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, derisa ky është fjalimi i tij i fundit me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img