5.8 C
Pristina
Thursday, February 13, 2025

Buy now

spot_img

Trafiku Urban hap procedurën e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj

Trafiku Urban, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tani është publikuar procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj.

Kjo ndërmarrje e transportit publik në kryeqytet, thotë se me shtimin e këtyre autobusëve do të përmirësohen shërbimet dhe do të ketë përkushtim më të madh ndaj një transporti publik më të avancuar.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se procesi i blerjes ka arritur në një fazë të rëndësishme.

“Blerja e autobusëve do të realizohet përmes procedures dhe platformës së BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Procedura për aplikim është e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet zgjedhja e operatorit. Me përfundimin e këtij procesi, autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt dhe të ofrojnë shërbime të reja dhe më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img