Profesori i Sigurisë Kibernetike Blerim Rexha ka thënë për Klan Kosova se sistemi i KQZ-së ia lejon të vendos vota në sistem çdokujt që i ka kredencialet për t’u futur në këtë faqe.
”Faqja e numërimit të rezultateve në qendrat e numërimit që sipas mendimit tim nuk do të duhej të ishte publike. Kjo duhej të ishte brenda rrjetit qeveritar dhe jo dikush nga jashtë të marrë qasje. Tani, vetëm po e marr një skenario në rastin e sulmit, çka nëse unë i di kredencialet e dikujt që është atje dhe i cili për çfarëdo arsye i ka nda me mu dhe unë filloj tani me qit vota. Prandaj, kjo faqe ka vend për përmirësime” – ka thënë ai.