-1.9 C
Pristina
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

spot_img

Real Madridi bën hapin e madh drejt kualifikimit, fiton me përmbysje ndaj Man Cityt

Real Madridi me një rikthim fantastik e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Manchester Cityt.

Derbi i rivalëve evropianë ishte i zjarrtë nga fillimi, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2:3, ku madrilenët u kthyen nga disavantazhi prej 2:1.

Real Madridi e nisi më mirë duke pasur dy mundësi të arta shënimi përmes Kylian Mbappe e Ferland Mendy, por të dy dështuan t’i finalizojnë.

Ishte Erling Haaland që e zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur nga afërsia pas një asistimi perfekt të Josko Gvardiol (19’).

Tutje, të dy skuadrat kishin raste shënimi mirëpo shumë larg finalizimit. 45-minutëshi i dytë ishte edhe më interesant.

Madrilenët sërish e nisën më mirë, ku Bellingham e Mbappe prapë dështuan nga afërsia. Megjithatë, francezi e “përmirësoi gabimin” për të shënuar pas asistimit të Dani Ceballos (60’).

Reali lehtë mund ta përmbyste, mirëpo që goditjet e Valverdes e Bellingham rezultuan të jenë jashtë kuadradit të portës.

City u kthye sërish në lojë. Phil Foden fitoi penallti pas një ndërhryje brenda zonës, e pastaj Haaland shënoi nga pika e bardhë (80’).

Mirëpo, vetëm gjashtë minuta më vonë Brahim Diaz e barazoi rezultatin pas një topi të kthyer nga Ederson, i cili e kishte pritur goditjen e Bellingham (86’).

Krejt në fund, City gaboi sërish. Lewis bëri një gabim amator për t’ia falur topin Viniciusit, i cili asistoi për Jude Bellingham, që e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur për ta fituar ndeshjen (90+2’).

Kujtojmë, përballja kthyese zhvillohet javën tjetër në “Santiago Bernabeu”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img