Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau, ka thënë se procesi i votimit në ditën e zgjedhjeve në Kosovë më 9 shkurt ka qenë i qetë.
Në një konferencë për media, ajo ka potencuar se kosovarët treguan se janë të përkushtuar ndaj demokracisë.
“Të dielën qytetarët e Kosovës dolën në vendvotime për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dua të përgëzoj votuesit që morën pjesë në këto zgjedhje historike të parat pas një mandati të plotë parlamentar, poashtu edhe ligjet e para nën Ligjin e ri për Zgjedhjet, që përfshin shumë prej rekomandimeve të mëhershme të BE-së.
“Në përgjithësi dita e procesit zgjedhor ka qenë e qetë, votuesit kishin mundësi të votonin në kushte të mira, duke iu falënderuar dedikimit të stafit të qendrave të votimit, këto janë sinjale se qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar ndaj demokracisë. Dua të falënderoj Zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen e tyre, dhe delegacionin e BE-së, për bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasë”, ka thënë Loiseau.