-0.2 C
Pristina
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

spot_img

“Edhe tri gra nëse i marr…”, “Gruaja e shtatë…” – Gjesti e Egli diskutojnë për raportin e tyre me Gertën

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, atmosfera u bë më e nxehtë dhe plot batuta kur Gjesti, Gerta dhe Egli filluan një bisedë të mbushur me humor dhe ngacmime.

Biseda, e mbushur me ironi, mori një drejtim të veçantë kur Gerta e ngacmoi Egli-n për marrëdhënien e Gjestit me Loredanën së fundmi.

Gjesti, nga ana tjetër, dukej tepër konfuz duke shprehur se nuk ishte i sigurt se nga erdhi kjo ide pasi nuk ka asgjë me Loredanën veçse mund të flasë ndonjëherë, e këto i duken tentativa të kota për të bërë Eglin xheloze.

Mes këtij dialogu të mbushur me humor dhe ironizim, Egli shpalli një deklaratë me kunja, duke thënë: “Mjafton që mua të mos më mungojë asgjë dhe të kesh forcë kur të vish në shtëpi, pastaj bëj çfarë të duash”,

Gerta, duke e kapur mundësinë për të ngacmuar më tej, ia ktheu: “Gjatë ditës tako kë të duash“.

Gjesti komentoi me buzëqeshje: “Po, më thotë të bëj çfarë të dua“.

Gerta, pa ngurruar, ia tha sërish: “Domethënë mund të rrish edhe me një vajzë tjetër?

Egli iu përgjigj qetësisht: “Çfarë të duash ti”.

Në këtë moment, Gjesti zbuloi një detaj edhe më pikant nga bisedat e tij me Eglin: “Po, më ka thënë një natë që edhe tri gra nëse i marr, s’është problem fare“.

Egli, duke e vazhduar këtë bisedë plot humor, e sfidoi me një pyetje: “A ke fuqi? Mjafton të mos më mungojë asgjë“.

Gerta, që nuk mund ta linte pa një batutë, shpërtheu në të qeshura: “Egli, gruaja e shtatë“.

Këtë Gjesti dhe Egli kundërshtuan duke thënë se ajo do të ishte e para.

Biseda mes tyre u shoqërua me të qeshura dhe ngacmime duke e bërë mbrëmjen më të këndshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img