Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka përditësuar akoma rezultatet e zgjedhjeve, që nga dje në mbrëmje kur janë publikuar ato pas numërimit të 99.17 për qind të votave.
Për të përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave të rregullta kanë mbetur edhe 21 vendvotime.
Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.83 për qind apo 339 mijë e 350 vota, PDK e dyta me 22.15 për qind apo 184 mijë e 87 vota, LDK e treta me 17.59 për qind apo 146 mijë e 241 vota dhe AAK e katërta me 7.47 për qind apo 62 mijë e 66 vota.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/02/komuna.png)
Këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.