4.7 C
Pristina
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

spot_img

Ankohen qytetarët, MPB-ja nuk paguan rrymën, s’i kryen punët e veta

Një qytetari i Prishtinës është ankuar se ai dhe qindra qytetarë të tjerë janë kthyer mbrapsht nga divizioni për të huaj i Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkaku i mungesës së rrymës në këtë institucion.

Sipas ankesës së këtij qytetari, ky divizion i MPB-së nuk ka paguar energjinë elektrike, ani pse qeveria në detyrë, u bën thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e rrymës, transmeton Klankosova.tv.

“Me dhjetëra ndoshta edhe qindra qytetarë janë kthyer mbrapsht të premten dhe sot, te hënën, për shkak se divizioni për të huaj i Ministrisë së Punëve të Brendshme, me zyrë tek Pallati i Rinisë nuk është duke punuar sepse nuk e kanë paguar rrymën dhe nuk ka rrymë, ndërsa gjeneratori nuk ka karburant”, thuhet në ankesën e qytetarit.

“Qeveria e cila thërret qytetarët që të paguajnë rrymën, ndodhë që vet nuk e kanë paguar rrymën”.

Ky qytetar shton se pati vullnetarë që të paguanin nga xhepi i tyre, që të mbushej gjeneratori me karburant, vetëm që të kryenin punët.

“Disa prej qytetarëve kishin ardhur nga jashtë vetëm të kryejnë punë në këtë divizion dhe sot e kishin fluturimin për vendet e tyre, mirëpo nuk pat mundësi të kryhet punë sepse zyra ishte mbyllur e stafi kishte shkuar në shtëpi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img