Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka thënë se problemet në sistemin elektronik të publikimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë zbehur besimin e qytetarëve të Kosovës.
Ai shton se ky problem, la shije të hidhur në këtë proces zgjedhor, transmeton Klankosova.tv.
“Përkundër një dite të mirë zgjedhore që është shënuar nga një interesim i lartë i qytetarëve dhe që është zhvilluar në një frymë demokratike, për shkak të problemeve teknike me sistemin elektronik të publikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, Demokracia në Veprim konsideron se ky zhvillim ka zbehur besimin e publikut si në rezultatin zgjedhor, ashtu edhe në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i lënë kësisoj një shije të hidhur procesit”, tha ai.