-0.2 C
Pristina
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike

Kandidati i LDK’së për kryeministër në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën dje në Kosovë, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook i ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar atë.

“Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!”

Ai shtoi se kanë punuar mbarë, ecën drejtë si “qytetarë me ëndrra të mëdha”.

“Punuam mbarë. Ecëm drejtë.  Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.”

Abdixhiku ka thënë se shpreson që i ka prirë mbarë e i ka përfaqësuar “siç keni merituar gjithnjë”.

“E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.”

Ai ka thënë se rritja që e patën në këto zgjedhje, në bazë të rezultateve preliminare, i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak. Por sipas tij kjo rritje “është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë”, për çka tha se ndjen keqardhje.

“Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje. Pavarësisht të gjithave, Do të ketë dritë!”

Në fund Abdixhiku ka thënë se pas numërimit përfundimtar do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

“Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img