Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është prononcuar në lidhje me sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor në vendvotime.
KQZ-ja ka vlerësuar se ka garantuar sigurinë e zgjedhjeve.
“Kjo siguron një nivel të lartë të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kamerat do të regjistrojnë pa ndërprerje çdo aktivitet që ndodh brenda hapësirës, duke mundësuar mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të realizuara. Çdo aktivitet në QKN dhe QNR regjistrohet dhe ruhet, duke mundësuar verifikimin dhe kontrollin e çdo detaji të procesit zgjedhor”, thonë nga KQZ.
“Gjithashtu, KQZ nuk do t’i monitorojë këto kamera ditën e zgjedhjeve, pra regjistrimi i tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe qasja në video-regjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj-zbatuese”, thuhet tutje.