1.6 C
Pristina
Saturday, February 8, 2025

Buy now

spot_img

Petkoviq: Ndërkombëtarët kanë garantuar se serbët mund të shkojnë në Kosovë për të votuar

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se serbët e zhvendosur do të mund të udhëtojnë me autobusë për në Kosovë për të votuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Nga ana e komunitetit ndërkombëtar, Beogradi mbrëmë mori një garanci të qartë dhe të fortë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në procedurat ekzistuese për hyrjen e serbëve të zhvendosur brenda vendit për të votuar dhe se do t’u mundësohet që pa pengesa, pa ndalime dhe pa shqetësime të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Petkoviq.

Ai shtoi gjithashtu se partnerët ndërkombëtarë i konfirmuan Beogradit se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm të dielën e 9 shkurtit në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për të siguruar hyrjen e serbëve në Kosovë për të votuar.

Mediat në Kosovë raportuan se autobusëve me serbë që do të vijnë për të votuar nuk do t’iu lejohet hyrja, përveç nëse janë pjesë e linjave të rregullta ose nëse kërkojnë leje nga institucionet përkatëse si dhe mund të hyjnë vetëm transportuesit që kanë linja të regjistruara për transport ndërkombëtar, raporton REL.

Kosova mban zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt dhe të drejtë vote kanë mbi 2 milionë votues brenda dhe jashtë vendit.

Në garë për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img