-0.1 C
Pristina
Friday, February 7, 2025

Buy now

spot_img

Fushtica: Nuk dihet ende shkaktari i zjarrit në ish-objektin e Kino ABC-së

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka thënë se reagimi ka qenë i shpejtë dhe janë duke bërë gjithçka që munden për të ndaluar zjarrin.

Fushtica konfirmoi se nuk ka të lënduar dhe se objekti ka qenë i zbrazët gjatë kohës kur është ndezur zjarri. Sipas tij, akoma nuk dihet shkaktari i zjarrit.

“Në ish – objektin e Kino ABC-së materiali i çatisë azbest dhe mbeturinat e grumbulluara janë ato që po dëgjohen dukë shpërthyer”, ka thënë Fushtica.

Fushtica tregoi se objektet e tjera që gjinden afër kinemasë nuk janë në rrezik për t’u kapluar nga zjarri.

Për momentin rruga “Migjeni” ku ndodhet ish-objekti i kinemasë është e bllokuar nga Policia e Kosovës. Ekipet profesionale të zjarrfikësve janë ende duke tentuar ta ndalojnë zjarrin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img