Koalicioni për Familjen po vazhdon të fitojë mbështetje të gjerë anembanë Kosovës. Edhe në Viti, qytetarët iu bashkuan fuqishëm këtij vizioni, duke e mbushur përtej kapaciteteve në Shtëpinë e Kulturës.
Pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i qytetarëve dëshmuan se vlerat dhe qëllimet e Koalicionit për Familjen kanë jehonë të madhe në këtë komunë.
Lideri i koalicionit, Eman Rrahmani u prit me duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit. Duke shprehur falënderimin e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme, Rrahmani theksoi se Koalicioni për Familjen është zëri i vlerave tradicionale dhe i një të ardhmeje më të sigurt për familjet kosovare.