Evropiani U21 i vitit 2027, që do të organizojë fazën finale në Shqipëri dhe Serbi, ka mësuar sot rrugëtimin e skuadrave pasi është hedhur shorti i kualifikuesve të turneut.
Kosova do të jetë në një grup me Spanjën.
Skuadrat janë ndarë në 9 grupe dhe fituesit e tyre, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë gjatë kualifikuesve, do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Serbisë të cilat janë kualifikuar automatikisht për fazën finale të turneut si pritëse.
Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta, do të përballen në play-off për 4 vendet e mbetura në fazën finale e cila zhvillohet me 16 ekipe.
Kosova përballet me kundërshtarë të vështirë, pasi ka rënë në një grup me Spanjën, por edhe me ekipe si Rumania e Finlanda.
SHORTI
GRUPI A
Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino
GRUPI B
Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar
GRUPI C
Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni
GRUPI D
Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra
GRUPI E
Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni
GRUPI F
Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë
GRUPI G
Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë
GRUPI H
Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani
GRUPI I
Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi