-1 C
Pristina
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

spot_img

Brestovci: Rrezik për epidemi, po marrim masa urgjente për pastrimin e Prishtinës

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, në një intervistë për PrishtinaPress ka deklaruar se situata me mbeturinat në kryeqytet është përkeqësuar ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësime të mëdha tek qytetarët.

“Kemi pranuar shumë ankesa nga qytetarët për moskryerjen e shërbimit në kohë, ndërsa vëzhgimet tona në terren kanë treguar se ekziston rrezik real për epidemi,” ka thënë Brestovci. Për këtë arsye, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka ndërmarrë masa emergjente, përfshirë vendosjen e kontejnerëve të rinj në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Ai ka theksuar se synimi i komunës është që viti 2025 ta gjejë Prishtinën si një nga kryeqytetet më të pastra në rajon. Për këtë qëllim, është planifikuar që qyteti të ndahet në pesë zona, duke rritur konkurrencën mes operatorëve që ofrojnë shërbimin e grumbullimit të mbeturinave.

“Synimi ynë është që përmes angazhimit të më shumë kompanive, të shkurtojmë kohën e operimit dhe të sigurojmë që zbrazja e kontejnerëve të bëhet në periudhën nga ora 15:00 deri në 06:30 të mëngjesit,” ka përfunduar Brestovci.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe raportim të rasteve problematike, ndërsa mbetet për t’u parë se sa shpejt do të përmirësohet situata në terren.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img