0.5 C
Pristina
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

spot_img

PZAP gjobit sërish VV-në, kësaj radhe për takimin e Kurtit me një hoxhë

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur sërish nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kësaj radhe, PZAP-ja bën të ditur se VV-ja është dënuar me tre mijë euro për takimin e kryetarit të kësaj partie, Albin Kurtit me një hoxhë, konkretisht Husamedin Abazin, i punësuar në organizatë fetare.

“Subjektit Politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 3 mijë euro”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Tutje, në po të njëjtin vendim bëhet e ditur se kryetari i VV-së, pra Kurti, bëri fushatë me përfaqësues fetarë dhe të organizatave bamirëse, raporton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img