Dy banorët e Big Brother VIP Albania 4, Gjesti dhe Jozi, kanë vazhduar me diskutime edhe pas përfundimit të spektaklit.
Banorët teksa vazhdonin darkën, Jozi është ai i cili ka eskaluar ndaj këngëtarit pejan, Gjestit.
Ai e quajti ”kopil shkine” nëse nuk kërkon falje që hyri në mes dhe tentoi të prishte dasmën e tij me Loredanën.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua ai.
Tutje Jozi tha sërish: “Gjënë që e ke bërë ti dhe nuk ke kërkuar falje vetëm një kopil shkine e bën. A e ke dëgjuar atë këngën ‘Boll o kopil shkine na ke vra mas shpine’”.
Gjesti më pas u pa i prekur dhe vazhdoi duke ia kthyer dhe treguar se çfarë do të thotë të jesh ”kopil”.