2.7 C
Pristina
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

spot_img

Mihali para prokurorisë: S’kam certifikatë të sigurisë, s’jam eksperte e energjetikës – por kam qasje

Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitares në rastin e ish-krysehefit të KEK-ut, Nagip Krasniq – aktakuza ndaj të cilit peshon për dëm prej rreth 37 milionë eurosh. 

Nacionale ka parë dokumentin e procesverbalit të marrjes në pyetje të Dejona Mihalit, ku mes tjerash, ajo e pranon se s’ka çertifikatë të sigurisë, për të pasur qasje në informacione konfidenciale.

“Prokurori: A keni certifikatë të sigurisë për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara”

“Dëshmitarja: Jo nuk kam por edhe nuk kam aplikuar”

Madje, në dokument thuhet se prokuroria e pyet Mihalin nëse është eksperte engjeregjitkës, dhe ajo përgjigjet me “jo”, prokuroria gjithashtu e pyet Mihalin nëse ajo është eksperte e ekonomisë, Mihali përsëri përgjigjet me “jo”.

Por, ajo pranon se ka qasje në grupe ku diskutohen çështjet shtetërore për ekonominë e energjetikën, së bashku me Kurtin, Rizvanollin, Nagip Krasniqin e Hekuran Muratin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img