0.6 C
Pristina
Monday, February 3, 2025

Buy now

spot_img

Fushtica: LDK mund të rikthejë Kosovën në rrugën e partneritetit të fortë me SHBA-në

Lulzim Fushtica, drejtor i Sigurisë në Komunën e Prishtinës, ka shprehur mbështetje të fortë për marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së, shkruan PrishtinaPress.

Ai theksoi se miqësia me SHBA-në është e shenjtë dhe se deklaratat e Richard Grenellit janë një mesazh i qartë për rëndësinë e një lidershipi të besueshëm, që punon në harmoni me aleatët strategjikë të Kosovës.

Fushtica e kritikoi qeverisjen aktuale, duke e akuzuar për ndjekje të politikave të njëanshme që kanë krijuar tensione dhe kanë penguar zhvillimin ekonomik të vendit. Ai theksoi se mungesa e stabilitetit është duke i mbajtur larg investitorët ndërkombëtarë, përfshirë ata amerikanë, të cilët po investojnë në vende të tjera si Shqipëria dhe Serbia.

Në fund, ai theksoi se vetëm LDK mund ta kthejë Kosovën në rrugën e partneritetit të fortë me SHBA-në dhe botën perëndimore, duke e shikuar historinë si dëshmi të suksesshëm të qeverisjes së LDK-së, që kishte forcuar respektin dhe besueshmërinë e Kosovës në sytë e aleatëve ndërkombëtarë./PrishtinaPress/PB/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img