2.5 C
Pristina
Monday, February 3, 2025

Buy now

spot_img

Në prani të Kurtit në WhatsApp, Bislimi i kërkonte Krasniqit t’i jepej tenderi një kompanie që s’i plotëson kriteret

Disa mesazhe që thuhet se janë shkëmbyer mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Nagip Krasniqit janë bërë tashmë publike.

Në këto biseda të realizuara në një grup në WhatsApp, lëshuar për publikun nga gazetari Lirim Mehmetaj, Bensik Bislimi i kërkon Nagip Krasniqit t’ia jap tenderin një kompanie që nuk plotëson kushtet, transmeton klankosova.tv.

Postimi dhe mesazhet:

Ekskluzive: Besnik Bislimi i kërkoi Nagip Krasniqit t’ia jap tenderin një kompanie përkundër se u njoftua se nuk i plotëson kushtet dhe duhet të përjashtohet

Në një grup në platformën Whats App ku bënin pjesë, Nagip Krasniqi, Albin Kurti, Besnik Bislimi, Dejona Mihaili, Artane Rizvanolli, Hekuran Murati dhe Milot Kelmendi – bisedat e të cilit grup i kam siguruar – Nagip Krasniqi i njofton ata se si po shkonin punët për tenderin lidhur me “Riparimin kapital të kalldasë së bllokut A5”.

Krasniqi iu shkruan në grup se: Sot komisioni i ka shqyrtuar ofertat: “STEAG nuk e ka dorëzuar dosjen sipas specifikacionit dhe sipas komisionit duhet me diskualifku. “Litwin S.A” një kompani zvicerane po ashtu nuk e ka dorëzuar dosjen sipas specifikacionit dhe sipas komisionit duhet me diskualifiku. I bie që vetëm INTERING (Kosovë) i plotëson kriteret. Këta kanë kërkuar 120 ditë për kryerjen e punëve”.

Përkundër këtij njoftimi, Besnik Bislimi ia kthen: “A ma mirë me i respektu specifikacionet e ma na kushtu 20 milionë më shumë për shkak të vonesave, apo me marrë dikë me direct contrat që e kryen për 60 ditë”.

Pra, Bislimi kërkon që të shkelet ligji, të merret një kompani që nuk i ka plotësuar kushtet, madje të thirret në negocim të mbyllur dhe të shmanget ligji e të mos angazhohet kompania që plotësonte kushtet.

Si përfundim, këta vendosin t’ia bëjnë bash kështu dhe kompaninë “Litwin S.A” që s’i kishte plotësuar kushtet e thirri në negocim, ia japin tenderin.

Më e rënda, kjo kompani më pas nuk kryen punën për të cilën ishte angazhuar fare dhe Kosova përfundon me miliona e miliona humbje nga blerja e energjisë elektrike.

Del se me këtë kompani zyrtarë të qeverisë së Kosovës kishin njohje paraprake, prandaj edhe vjen ndërhyrja e Bislimit.

Kjo është hera e parë në Kosovë që i ke në një grup nga kryeministri duke shkelur ligjin me vetëdije të plotë.

Ky është një nga rastet për të cilat po gjykohet Nagip Krasniqi. Prandaj edhe Albin Kurti e mbron.

Ja dhe biseda në Whats App:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img