Një tragjedi raportohet të ketë ndodhur sot në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Dyshohet se tre fëmijë kanë mbetur të vdekur nga shembja e një shtëpie të pabanuar.
Vdekja e të miturve është konstatuar në vendin e ngjarjes, raporton Sinjali.
Të gjitha njësitë përkatëse kanë intervenuar dhe Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin.