11.6 C
Pristina
Saturday, February 1, 2025

Buy now

spot_img

Mbi 125 mijë të rinj do të mund të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, të drejtën për të votuar për herë të parë do ta kenë edhe 125 mijë e 852 shtetasë të Kosovës.

Në këtë numër përfshihen edhe të rinjtë që arrijnë moshën 18 vjeçare në ditën e zgjedhjeve. Ky numër i votuesve të rinjë, përbën 6% të numrit të përgjithshëm të votuesve, i cili është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

Këto të dhëna janë bërë të njohura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit, ky numër i votuesve të rinj krahasohet me zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në nivel vendi, ato lokale në vitin 2021.

“Lista e votuesve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, përmban 2 milionë e 75 mijë e 868 votues. Pra, kjo listë përfshinë shtetasit me të drejtë vote, përfshirë dhe ata/ato që arrijnë moshën 18 vjeç, qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt 2025. Në përgjithësi, në krahasim me zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë, zgjedhjet lokale 2021, numri i votuesve të rinj që do të mund të votojnë për herë të parë është 125 mijë e 852 votues. Pra, këta shtetas janë votues të rinj që kanë mbushur 18 vjet ndërmjet dy proceseve zgjedhore”, ka thënë Elezi për Kosova Press.

Më tej, sipas Elezit, e drejta se nga cila moshë një shtetas ka të drejtë të votojë apo të kandidojë është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës.

“Të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes janë të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, respektivisht nenin 45 të saj. Sipas Kushtetutës, çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë (votojë) dhe të zgjedhet (kandidojë), me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor”, ka thënë Elezi.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, shtetasi me të drejtë vote brenda vendit dhe në përfaqësi diplomatike mund të votojë nëse ai ose ajo identifikohet saktësisht në listën e votuesve dhe ofron njërin prej dokumenteve të vlefshme të identifikimit, të lëshuara nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftimin, pasaportën apo lejen e vozitjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img