-1.6 C
Pristina
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

spot_img

Bernardi befasohet në emision, partneri i tij hyn në studio papritur dhe përshëndet shqiptarët

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bernard Hume, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Breaking”, ku ndau emocionet dhe eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në një bisedë të sinqertë, ai foli për sfidat, momentet e bukura dhe mbështetjen që ka marrë nga publiku shqiptar.

Gjatë intervistës, në studio u shfaq edhe partneri i tij, Enamin, i cili shprehu mirënjohjen për mundësinë që Top Channel i dha Bernardit për të ndarë historinë e tij me publikun. Ai falënderoi gjithashtu shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë Bernardit gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”.

“Falenderoj Top Channel që i dha Bernardit mundësinë për të treguar historinë e tij dhe gjithashtu faleminderit shqiptarëve për mbështetjen e tyre. Them se problemi i vetëm që kisha, ishte që bënte më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë tonë. Unë i kam thënë tashmë se sa shumë më ka munguar dhe jam shumë i lumtur që jemi sërish bashkë”, tha Enamin me humor.

Ndërkohë, Bernardit iu bë një pyetje interesante: Nëse nuk do të ishte në një lidhje dashurie, cili prej banorëve do të kishte arritur ta bënte për vete? Pa hezitim, ai përmendi emrin e Laertit.

“Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet, është shumë i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari”, tha Bernardi, duke vlerësuar një prej ish-banorëve të shtëpisë.

Ky rrëfim i sinqertë i Bernardit dhe batutat e partnerit të tij e bënë intervistën një moment të këndshëm për publikun, duke treguar edhe një herë përjetimet e ish-banorëve pas daljes nga formati. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img