Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidatja për deputete Jehona Lushaku – Sadriu ka folur për pagat e mësimdhënësve.
Lushaku-Sadriu ka thënë në Rubikon të Klan Kosova se në qeverisjen e LDK-së mësimdhënësve do t’u rritet paga mesatarisht për 200 euro.
Tutje, ajo ka potencuar se mësimdhënësit do të kenë jetë më të mirë.
“Mendojmë që kjo do të krijojë edhe me matjen e performancës dhe lidhjen me trajnimet, besoj që mirëqenia e arsimtarëve dhe mësuesve do të rritet”, ka thënë ajo.
Ajo ka theksuar se koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro.