Manchester City, PSG, Bayern Munich, Real Madrid e Juventus do të luajnë në fazën e play-offit.
“Los Blancos” morën fitore bindëse në udhëtim te Brest me rezultat 0:3, mirëpo i pamjaftueshëm për një vend direkt në 1/8 e finales.
Rodrygo me dy gola (27’, 78’) dhe Jude Bellingham u përkujdesen për të shijuar fitoren e Realit.
Juventusi gjithashtu e ka sigurar avancimin në play-off pavarësisht humbjes 0:2 në shtëpi nga Benfica.
“Zonja e Vjetër” zhvilloi një paraqitje të dobët ndaj skuadrës portugeze, që morën pikët e plota falë golave të Pavlidis (16’) e Kocku (81’).
Man City gjithashtu me mund është kualifikuar në fazën e play-offit, falë një fitore 3:1 ndaj Club Brugge.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi falë Onyedika (45’), por që skuadra e Pep Guardiolas u këndell në pjesën e dytë përmes Kovacic (53’), autoglit të Ordonez (62’) si dhe heroit Savinho (77’).
Bindës në fitore në anën tjetër ishte PSG-ja, që nuk tregoi respekt për Stuttgartin për ta mposhtur me rezultat 1:4.
Barcola (6’) dhe Dembele (17’, 35’, 54’) vulosën fitoren e PSG-së, derisa për Stuttgartin golin e nderit e realizoi Fuhrich (77’).