Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me studentë në Prishtinë.
Ai ka premtuar se çdo vit do t’i ndajnë nga 25 milionë euro si bursa studentore për të rinjtë.
Ai ka thënë se Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.
“Unë besoj te potenciali i studentëve tanë. Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës. Ata do të studiojnë, punojnë dhe do ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin tonë. Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.