Gazetari Arlind Imeri ka bërë akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai ka një qëndrim armiqësor ndaj Drenicës.
Në një deklaratë për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Imeri tha se Kurti “ka mbetur jashtë historisë së luftës dhe shtetndërtimit”, duke shtuar se ai nuk ka kontribuuar në këto procese, por përkundrazi “ka shkatërruar”.
“Albin Kurti ka urrejtje patologjike ndaj Drenicës, sepse atë e ka shkelur rrota e historisë dhe nuk ka mundur të hyjë askund në histori, duke mbetur jashtë saj”.
Në historinë e luftës dhe të shtetndërtimit, ai nuk ka asnjë gur të vendosur, përkundrazi, vetëm ka shkatërruar”, u shpreh Imeri.
Për deklaratat e plota, ndiqni videon në vijim: